Shëngjergj, zbulohen fotot e viktimës në hambarin me hashash

Shëngjergj, zbulohen fotot e viktimës në hambarin me hashash

60
0
Shares

Pasi solli detaje të ngjarjes së ndodhur më 7 tetor në hambarin me hashash të Kollogjeshit, në Shëngjergj, Lapsi.al ka mundur të sigurojë edhe fotot e 36 –vjeçarit Besnik Pudja, pasi mbërriti policia.

Në këto foto Besnik Pudja shihet i shtrirë përtokë, me fytyrën sipër, me duart e vëna pranë xhepave të xhupit. Gishti tregues i dorës së majtë është në formë të harkuar, siç qëndron zakonisht në këmbëzën e një arme.

Kjo, sipas ekspertëve, tregon se ai ka bërë qitje me dorën e majtë pak çaste përpara se të ndërronte jetë.

Pranë tij, mes këmbëve, është gjetur një pistoletë “TT”. Sipas dëshmisë së Alges Liçit dhe Dritan Buzos, dy personave që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes, kjo është arma me të cilën, gjithnjë sipas tyre, Pudja kreu vetëvrasjen.

Por ka disa detaje që e rrëzojnë versionin e tyre. Pistoleta u gjet me një fishek në fole. Fisheku ishte kapsollë të goditur, por me plumbin brenda. Kjo do të thotë se ajo nuk ka mundur të bëjë qitje. Por një detaj i rëndësishëm është fakti se edhe pse nuk ka bërë qitje, ajo e ka makanizmin goditës të hapur. Ky menakizëm hapet automatikisht kur pistoleta kryen qitje ose vetëm nëse hapet manualisht.

Nisur nga fakti se fisheku është gjetur i paplasur, përjashtohet mundësia që mekanizmi të jetë hapur automatikisht. Për këtë arsye hetuesit dyshojnë se pistoleta është prekur pas vrasjes së viktimës. Nga hetimet paraprake, prokurorët kanë hedhur dyshime mbi versionin e vetëvrasjes që ka dhënë policia. Por nëse është qëlluar me këtë armë apo jo, pritet përgjigjja e ekspertizës balistike.

Hetuesit thonë se Pudja është qëlluar me pistoletë pas veshit dhe plumbi i ka dalë në sy për të përfunduar më pas në krahun e Alges Liçit, i cili pretendon se ka qenë i shtrirë në krevat kur Pudja është vetëqëlluar. Sipas tyre, trajektorja nuk përkon në asnjë rast. Liçi dhe Buzo janë arrestuar nën akuzën për moskallëzim të krimit, por ata nuk janë përjashtuar nga hetimi si autorë apo bashkëpunëtorë të ngjarjes.

“Plagosja e Liçit është e dyshimtë”, tha për Lapsi.al një burim i prokurorisë. Ai është plagosur pikërisht në krahun e majtë, me të cilin dyshohet se ka qëlluar Pudja, siç tregon gishti i hapur tregues i dorës së tij të majtë (shih fotot e publikuara ekskluzivisht nga Lapsi.al).

Ky fakt i bën hetuesit të dyshojnë mbi versionin e Liçit.

Ekspertiza pritet të japë përgjigjen përfundimtare. Në bazë të saj dhe të provave të tjera, prokuroria pritet të rindërtojë dinamikën e ngjarjes dhe të dalë në një konkluzion përfundimtar. Lapsi.al mësoi se dy të arrestuarit, Liçi dhe Buzo do të dërgohen sërish në hambarin e hashashit për të treguar në detaje ngjarjen. /Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY