Lajm i mirë: Mes pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri edhe...

Lajm i mirë: Mes pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri edhe një mjek e një infermier

105
0
Shares

Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë me publikun nëpërmjët një postimi në Facebook.

Postimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19🙏🏼

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar.Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.

LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗#VETËMBashkëMundT’iaDalim🙏🏼

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY