TE PLOTA/Anëtarja e AMA propozon paketë lehtësuese për televizionet, median e shkruar...

TE PLOTA/Anëtarja e AMA propozon paketë lehtësuese për televizionet, median e shkruar dhe online

107
0
Shares

Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Suela Musta i propozoi sot Bordit të këtij institucioni, një paketë lehtësuese për televizionet, median e shkruar dhe ato online në kushtet e krizës së koronavirusit.

Sipas draftit të anëtares së AMA-s, masat e propozuara do të shërbejnë si mbështetje për mediat audiovizive në përballimin e krizës financiare që epidemia po shkakton dhe mund të rëndohet në ditët në vijim.

“Subvencionime të qeverisë për mediat audiovizive , portaleve online  dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë ) të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në  një temë e veçante që duhet të trajtohet në këtë forum është çështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape”, thekson Musta.

Propozimet e anëtare së AMA

Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programet audio dhe audiovizive në një rrjet rajonal numerik (ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digjital, si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë,  të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati i shlyerjes së  tyre, deri në një njoftim të  dytë.

2 – Subvencionime të qeverisë për mediat audiovizive , portaleve online  dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë ) të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në  një temë e veçante që duhet të trajtohet në këtë forum është çështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.

3- AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:

  1. minimizimin  e  tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore ,
  2. pezullimin e pagesave te qirave shtetërore dhe
  3. rishikimin  e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audiovizive

4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh  të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të  shkaktuar nga epidemia.
Me pjesëmarrjen e TV kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

5- Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të  Qershor të 2020 ( afat i parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ),  vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

6- Gjobat e vendosura gjatë këtyre dy muajve në pamundësi ndoshta për t’u aministuar,  të përgjysmohen dhe pagesat e tyre  te shlyhen pas sezonit veror .

7-  Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti lokal apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e  organizativet ndërkombëtare për mbështetjen e televizioneve lokale  ( m.q.s ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike).

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY