17 pacientë shërohen nga koronavirusi, por rritet numri i të shtruarëve në...

17 pacientë shërohen nga koronavirusi, por rritet numri i të shtruarëve në Infektiv

125
0
Shares

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 111 testime, nga të cilat 23 kanë rezultuar pozitivë.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera, por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

-Tiranë 83 qytetarë

-Durrës 9 qytetarë

-Lushnje 4 qytetarë

-Elbasan 3 qytetarë

-Fie 14  qytetarë

-Rrogozhinë 2 qytetarë

-Kavajë 4 qytetarë

-Korçë 11 qytetarë

-Vlorë 5 qytetarë

-Shkodër 3 qytetarë

-Lezhë 4 qytetarë

-Berat 1 qytetar

-Has 2 qytetarë

-Krujë 1 qytetar

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY