Pushon industria e makinave, kthehen ne punishte per maskat dhe fabrika per...

Pushon industria e makinave, kthehen ne punishte per maskat dhe fabrika per ventilatore

278
0
Shares

Kompanitë e prodhimit te makinave ne Itali dhe SHBA u janë përgjigjur thirrjeve të qeverive për të filluar peoshimin e ventilatorëve dhe maskave gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kompania italiane Fiat filloi te henen të shndërronte një nga fabrikat e saj të veturave në Kinë në fabrikë për prodhimin e rreth një milion maskave në muaj.

Gjiganti i automobilave do fillojë me prodhimin e maskave dhe ventilatorëve javën e ardhshme informoi shefi ekzekutiv i Fiat, Mike Manley në një email.

Firmat të tjera të veturave po shikojnë gjithashtu mundsinë kthimit të fabirkave të tyre në fabrika të prodhimit të ventilatorëve.

General Motors, Ford dhe Tesla në SH.B.A. kanë premtuar të gjithë mbështetjen e tyre për të ofruar burime për të prodhuar më shumë ventilatorë, së bashku me prodhuesin japonez të veturave Nissan dhe Formula 1 në Mbretërinë e Bashkuar.

Impiante të mëdha veturash në SH.B.A., Evropë dhe Azi kanë ndaluar prodhimin në përpjekje për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY