Bechetti do mbush xhepin me paratë tona për faj të Ramës, 110...

Bechetti do mbush xhepin me paratë tona për faj të Ramës, 110 milionë euro, zhbllokohet pagesa

255
0
Shares

Shqipëria duhet të paguajë shumë shpejt në xhepin e Francesco Becchettit 110 milionë euro pas vendimti të Gjykatës së Arbitrazhit për të zhbërë një vendim të mëhershëm që kishte pezulluar pagesën ngaan e qeverisë shqiptare që humbi gjyqin.

 

Becheti fitoi gjyqin pas mbylljes së televizionit të financuar prej tij Agon Channel, prishjes së një kontrate koncesionare për ndërtimine hidrocentralit të Kalivacit nënshkruar që në vitin 1998.

 

Fill pas lajmit që u dha nga top channel ka pasë reagime.

 

“Ka një raport për hidrocentralin e Kalivaçit, është brilant. E ka bërë AKBN në kohën që drejtohej nga LSI. Raporti thotë kështu: Koncesionari deklaron se ka bërë një urë, si pjesë e punimeve, që ka kushtuar 80 milionë euro. Por grupi i kontrollit nuk konstatoi asnjë urë në terren. Koncesionari u justifikua se urën e ka mbuluar lumi” tregon gazetari Klodian Tomorri.

Fill pas mbylljes së tv Agon Channel në vitin 2015, kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij në rrjetin social Tëitter, deklaroi:.

‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses”.

Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY