Infermieri i spitalit të Gjakovës infektoi 5 persona

Infermieri i spitalit të Gjakovës infektoi 5 persona

94
0
Shares

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala shpjegoi sot numrin e lartë dhe infektimin shpejtë në Gjakovë.

Ai tha se të gjitha rastet e prekura nga koronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë.

“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që po ashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai për RTV Dukagjini.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës u shpreh se të pestë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Personi në fjalë është duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa personat tjerë janë në izolim shtëpiak. Për fat të mirë ne kemi arritur që në institucion të mos ketë përhapje të mëtejme”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.

Aktualisht, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë është 61, ndërsa Gjakova renditet e katërta pas Malishevës, Gjilanit e Vitisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY