“Mbledh Këshillin e Sigurisë”, Basha i përgjigjet ftesës së Metës, pritet reagimi...

“Mbledh Këshillin e Sigurisë”, Basha i përgjigjet ftesës së Metës, pritet reagimi i kryeministrit

180
0
Shares

Kreu i Shtetit Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e djeshme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, ku tha se do të ftonte si kryeministrin ashtu dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka pranuar ftesën e kreut të shtetit. Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Do mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike”, tha dje Meta në një studio televizive.

Ndërkohë që derimë tani kryeministri  Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY