Policia shoqëron regjisorin dhe arkitektin, pasi aktivistët dhanë lajmin e mirë për...

Policia shoqëron regjisorin dhe arkitektin, pasi aktivistët dhanë lajmin e mirë për Teatrin Kombëtar

192
0
Shares

Janë shoqëruar në komisiariat Robert Budina dhe ekspertii trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani. Shoqërimi i tyre u bë pas deklaratës së bërë për futjen e Teatrit Kombëtar në 7 objektet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara.

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pretendojnë se ata kanë respektuar distancat, dhe orari kur ata kanë mbajtur deklaratën ka qenë i lejuar.

Aktivistët ishin mbledhur sot për të njoftuar se kompleksi i Teatrove Kombëtar, dikur pjesë e Rrethit Skënderbeg, është emëruar zyrtarisht në listën e “7 Siteve më të Rrezikuara” nga Europa Nostra.

Ky titull vërteton se Teatri Kombëtar njihet ndërkombëtarisht si një sit i trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, por edhe Evropës.

“Titulli tashmë i hap rrugë përpjekjes për të restauruar godinën, ku Europa Nostra luan një rol thelbësor për të lobuar për projektin dhe fondet e nevojitura.

Kjo arritje nuk do ishte e mundur pa mbështetjen e qindra e mijëra qytetarëve gjatë këtyre dy viteve betejë të vazhdueshme.

Lufta për ruajtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon, por sot u fitua një betejë e rëndësishme!”, njofton vetë Aleanca në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY