Ministrja konfirmon infektimin e Brataj: Uroj me shpirt që ta kalojë lehtë,...

Ministrja konfirmon infektimin e Brataj: Uroj me shpirt që ta kalojë lehtë, ku ndodhet tani

179
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka konfirmuar prekjen me COVID 19 të Skënder Bratajt, kreut të Urgjencës Kombëtare.

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

Vetë Brataj në disa dalje të tij mediatike kishte shfaqur disa simptoma dhe kollitje, të cilat duket se kanë paralajmëruar dhe situatën në të cilën ndodhet tashmë kreu i Urgjencës Kombëtare.

Gjatë ditës së djeshme ai është shfaqur dhe në ambientet e Infektivit, për të kryer vizitat e rastit dhe më pas i është drejtuar sërish banesës së tij, ku dhe po qendron në vetëizolim. Brataj është rasti i parë në radhët e drejtuesve të institucioneve që rezulton pozitiv me COVID 19.

Problem dhe shqetesim, padyshim do te jete fakti se Brataj eshte person i cili eshte takuar me shume njerez te tjere diteve te fundit, dhe le te shpresojme se nuk ka infektuar apo te behet burim infektimi per persona te tjere.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY