Braçe u kthehet njerëzve:Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni...

Braçe u kthehet njerëzve:Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

203
0
Shares

Teksa në vendin tonë zyrtarisht raportohet për 123 persona të infektuar me koronavirus, në një postim në rrjetet sociale, zëvendës kryeministri Erion Braçe u bën thirrje kryesisht të rinjëve që janë kthyer nga zona e kuqe në Itali me datat, 7,8,9 mars që të karantinohen pasi po vrasin njerëz.

Por thirrja tashmë që virusi është përhapur në shumë qytete,eshte e pakuptimte, në një kohë kur qeveria mund të kishte marrë masa parandaluese, me heret, qekur u shfaqen rastet e para te prekjes nga koronavirusi ne Itali, dhe jo pas shfaqjes së virusit, ku mbi 30 mijë qytetarë kanë hyrë në kufijtë shqiptarë nëpermjet rrugëve toksore dhe ajrore.

Qeveria shprehej se ka marrë masa strikte në kufi për evidentimin e personave të prekur nga koronavirusit, ndërkohë që i këshillonte të vetëkarantinoheshin, por siç duket masat nuk kanë qenë aq rigoroze, pasi shifrat flasin të kundërtën.

KOMENTI I PLOTË;

Po si ka mundesi qe

NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QEKENI ARDHUR NGAZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT8, 9, 10 MARS E ME TEJ;PO VRISNI NJEREZ!

Kuptoni apo jo?

Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec,ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec,ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec;

TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE!

Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik,eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret! As e ve ne dyshim qe i doni prinderit,gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat, POR PO I VRISNI!Verini kyc zemres nese vertete i doni!

Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem!Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN!DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY