Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e kufizon lëvizjen, por vendos dy...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e kufizon lëvizjen, por vendos dy fasha oraresh të ndryshme

146
0
Shares

Ndryshe i ka menduar qeveria e Maqedonisë së Veriut masat dhe kufizimet per qytetaret e saj. Ajo vendosi të kufizoj lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare si dhe të të moshuarve mbi 67 vjeç.

Kufizimi për të rinjtë do të vlejë nga ora 21 deri në mesditën e ditës së ardhshme, që nënkupton nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00. Derisa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Kjo me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.

Ndërkohë që ora policore me vendimin e sotëm të qeverisë nga ora 21:00 do të zgjas deri në ora 05:00 dhe jo deri në ora 06:00 siç ishte caktuar më parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY