E sugjeroi Trump, vdes pacienti i cili përdori ilaçin e malarjes kundër...

E sugjeroi Trump, vdes pacienti i cili përdori ilaçin e malarjes kundër koronavirusit

292
0
Shares

Një burrë nga Arizona vdiq pas vetë-mjekimit me klorokinë për të trajtuar koronavirusin.

Një burrë i zonës Phoenix ka vdekur dhe gruaja e tij është nën kujdesin kritik pasi të dy morën fosfat klorokuine, (chloroquine) për të vetë-kuruar koronavirusin sipas sistemit spitalor Banner Health.

“Chloroquine është përkrahur nga Presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për Covid-19, por gjithashtu ajo përdoret zakonisht në akuariume për të pastruar rezervuarët e peshkut”,tha Banner Health në një deklaratë. Chloroquine është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për trajtimin e malaries, lupus dhe artritit reumatoid. Por FDA nuk e ka aprovuar atë për të trajtuar koronavirusin.

Ekspertët e shëndetit Banner theksuan se “ilaçet e papërshtatshme dhe produktet shtëpiake nuk duhet të përdoren për të trajtuar ose parandaluar këtë virus.”

Trump e ka quajtur klorokuinën, dhe hidroksilklorinën si luftues të fortë kundër koronavirusit.

“HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë,” ka shkruar ai në Twitter të shtunën.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY