FIER/ Djali i deputetes se PS me covid 19, reagon deputetja: Nuk...

FIER/ Djali i deputetes se PS me covid 19, reagon deputetja: Nuk e dime si e mori virusin

316
0
Shares

Tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan ditën e sotme në Fier nderkohe qe Abcnews.al mëson se njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Abcnews.al kontaktoi me deputeten Dhima, e cila konfirmoi se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinë nga e kishte marrë.

Ndërkohë e gjithë familja e deputetes është futur tashmë në karantinë në Fier.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.

Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve nga koronavirusi në vend u konfirmua sot se ka shkuar 104, ndërsa 4 pacientë kanë ndërruar jetë.

Pas publikimit te ketij lajmi ka reaguar edhe vete deputetja.

Reagimi i plotë i Antoneta Dhimës:

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

# BashkëDoIaDalim 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY