DETAJE/ Koronavirusi, rasti i ri në Durrës pa lidhje me 6 të...

DETAJE/ Koronavirusi, rasti i ri në Durrës pa lidhje me 6 të tjerët

275
0
Shares

Rasti i ri i të sëmurit me koronavirus në Durrës nuk ka lidhje me gjashtë rastet e tjera të mëparshme. Më herët në Durrës u zbuluan gjashtë raste shumica prej të cilëve i përkisnin një rasti që ishte zgjeruar përvec familjarëve dhe tek mjekë të spitalit të Durrësit.

Ka qenë pacienti i ri nga Durrësi që ka thirrë në urgjencë. Më pas është testuar dhe ka rezultuar pozitiv. Po gjurmohet kontaktet e tij, njofton gazetarja e A2, Elitjona Doko.

Pacienti nga Durrësi ka një histori udhëtimi në Itali te se shoqes dhe vete atij ne Gjermani.

I diagnostikuari është dërguar mbrëmjen e kaluar në Spitalin Infektiv të Tiranës për trajtim të specializuar, ndërkohë që dy net më parë ishte paraqitur me simptoma pneumonie në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe nuk ka treguar datën reale të hyrjes në Shqipëri.

Përmes sistemit TIMS është konstatuar se 51-vjeçari ka gënjyer duke dhënë një datë më të hershme, ndërsa rezulton se ka më pak se dy javë që është kthyer nga Gjermania, kurse e shoqja nga Milano, raporton Fax News.

Shumica e infektimeve në Shqipëri kanë lidhje të drejtëpërdrejtë ose me udhëtime në Itali ose me persona që jetojnë në Itali sic është rasti i fundit i Kavajës dhe ai i Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY