Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një pikë karburanti në Tiranë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në rrugën “Isuf Elezi”, te një pikë e tregtimit të karburanteve pranë zonës së njohur si “Vasil Shanto”, një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, rreth 25 vjeç, me anë të kërcënimit, ka marrë 8 000 lekë dhe një celular tip “iPhone 6”, punonjësit të karburantit shtetasit H. S., 42 vjeç.
Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...