Shqipëria pritet të hapë negociatat, por “Kuadri Negocues” e mbyt Shqipërinë me...

Shqipëria pritet të hapë negociatat, por “Kuadri Negocues” e mbyt Shqipërinë me kushte

166
0
Shares

Bashkimi Europian pritet të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në vazhdën e progresit të shënuar në reforma dhe përmbushjen e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në Qershor të 2018-s, Këshilli Europian vend të hapë negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në draft-vendim.

Duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin,  atëhere u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e pare ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor nuk është më.

Ndërkohë agjencia Bloomberg shkruan se do ketë një shtim dhe forcim të kushteve për Shqipërinë.

Një një dokument thuhet se para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman, përfshirë implementimin e reformës elektorale, sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe finalizimin e strukturave anti-korrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Listës i shtohen gjithashtu kërkesat për frenimin e azilkërkueseve dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimit të komisionit të Venecias. Adresohen gjithashtu shqetësimet e Athinës për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vend.

27 vendet kanë rënduar edhe procedurën se si do të arrihet tek konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në. Bëhet fjalë për Kuadrin Negociues që i kërkohet Komisionit Evropian për ta përgatitur perpara zhvillimit të Konferences Ndërqeveritare.

Zakonisht ky është një dokument ku përcaktohen parimet e procesit të negociimit. Propozohet gjithnjë nga Komisioni Evropian dhe miratohet nga Vendet Anetare përpara zhvillimit te Konferences Nderqeveritare. Por për Shqipërinë kjo procedura është përmbysur. Vendet anëtare kanë bërë një listë të stërgjatë ku mes tjerash kërkohet: dënimi i zyrtarëve të lartë, politikaneve, gjyqtareve, prokuroreve që kanë pasur akuza gjatë procesit të vettingut. Dënimi i personave që akuzohen për blerjen e votave etj. Aty kërkohet vendim përfundimtar për ligjshmerine e zgjedhjeve vendore të 2019 (nënkupto Gjykatë Kushtetuese funksionale) si dhe zbatimi i legjislacionit për minoritetet.

Pra, kur komisioni të bëje gati Kuadrin Negociues për Shqiperine dhe të kërkoje miratimin nga Vendet Anetare, në këtë dokument duhet te reflektohet qartë që kushtet e mësiperme janë permbushur dhe mund të mbahet Konferenca Ndërqeveritare .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY