Detaje mbi rastin e parë në Shkodër, zbulohet dhe mosha e të...

Detaje mbi rastin e parë në Shkodër, zbulohet dhe mosha e të infektuarëve në Fier

233
0
Shares

Pas Tiranës, Fieri është qyteti më i prekur nga koronavirusi, ku deri tani janë regjistruar 12 raste dhe 4 prej tyre në vetëm 24 orët e fundit.

Të infektuarit e fundit janë të moshës nga nën 25 deri në 61 vjeç. Të gjithë pacientet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi banojnë në lagje të ndryshme.

Sipas Ora News, konkretisht, një 61 –vjeçar është nga qyteti i Patosit, ndërsa personat e tjerë në qytetin e Fierit banojnë në lagjet “Liria”, “1 maji” dhe “Afrimi”.

Nderkaq mediat kane zbuluar dhe detaje lidhur me rastin nga Shkodra, ku mesohet se e infektuar eshte nje femer, mosha ende e papercaktuar. Ajo ka qenë së paku prej 3 javësh në kryeqytet në familjen e vajzes së saj ku dhe mendohet të jetë infektuar, ndërsa mësohet se ajo ka pasur kontakte me personat e afërt të saj.

Sot sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të prekurve ka arritur në 104, duke u rritur me 15 raste të reja brenda 24 orëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY