ARSYEJA/ Biznesmeni amerikano-libanez Faad Mitri, rikthehet në Tiranë

ARSYEJA/ Biznesmeni amerikano-libanez Faad Mitri, rikthehet në Tiranë

71
0
Shares

Biznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri, i cili u detyrua të largohej me barelë nga Shqipëria pasi u dhunua barbarisht nga 3 persona, do të rikthehet nesër në Tiranë.
Burime shumë të afërta pranë tij konfirmojnë për “BalkanWeb” se arsyeja që e ka detyruar Mitrin të rikthehet në Shqipëri është humbja e nënës së tij e cila jetonte në Tiranë.
Të njëjtat burime bëjnë gjithashtu të ditur se biznesmeni amerikano-libanez do të marrë pjesë nesër në ceremoninë kishtare që zhvillohet në ora 11:00 në Kishën Orthodhokse në Tiranë, e mandej në ceremoninë mortore të nënës së tij që do zhvillohet tek varrezat e Tufinës. Nuk është e qartë nëse pas dhënies së lamtumirës së fundit për nënën e tij, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë apo do të largohet menjëherë.
Vetëm pak ditë pas dhunës barbare ndaj biznesmenit amerikano-libanez, kompania e tij u tërhoq zyrtarisht nga investimi gjigant prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.
Kompania Omnix Albania deklaroi madje se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri. Ajo u shpreh se akti i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve. Sipas kompanisë, ky projekt gjigant synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.
Biznesmeni libanez 55-vjeçar, u përplas fillimisht me makinë, ndërsa udhëtonte me familjen në rrugën e Rinasit dhe më pas u dhunua barbarisht nga 3 persona. Një prej autorëve të dyshuar është vënë në pranga. Sipas policisë, krimi pati si motiv konfliktin e pronësisë pikërisht për tokën tek Gjiri i Lalzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY