Zhupa kërkesë Veliajt: Asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës, u jep 5.8...

Zhupa kërkesë Veliajt: Asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës, u jep 5.8 milion euro oligarkëve

88
0
Shares

Nje shqetesim i jashtezakonshem, ne keto dite te ketij virusi, eshte dhe pasteria dhe higjeina, te cilen qytetaret e Tiranes nuk po e shikojne keto dite.

Kete shqetesim e ka ngritur dhe zedhenesja e  PD, Ina Zhupa e cila ka kerkuar qe Veliaj te jape fonde per dezinfektimin e Tiranes, dhe jo per oligarket.

POSTIMI I INA ZHUPAS

Veliaj nuk ndal tenderat per oligarket. 5.8 milione euro per Kopshtin Zoologjik, asnje qindarke per dezinfektiminn e Tiranes.

Nderkohë që emergjenca shëndetesore, apo lufta siç e quan Rama dhe Veliaj, është në kulmin e vet, me datë 14 Prill Veliaj do jap 5.8 milion euro një oligarku dhe do i dhuroj hapesira publike nga Kopshti Zoologjik. Këto para duken si të destinuara për Fusha shpk.

5.8 milion euro mund të vëndosen në dispozicion për familjet në nevojë, për familjet e pastreha, për dezinfektimin e qytetit siç duhet etj etj. Por jo janë destinuar tek afera e rradhës.

Kopshti Zoologjik, afera e rradhës e Veliajt! Më shumë hapësira që i dhurohen privatit dhe ne qytetarët do i paguajnë dy herë dhe një fitues i paracaktuar i tenderit! A është Fusha sh.p.k fituesi i paracaktuar i Veliajt?!

Duke ju referuar projektit të ndërtimit të propozuar, Kopshti Zoologjik përveç hapësirave të tij për kafshët , hapësira të mëdha jepen për objekte private apo me destinacion tregtarë si:

bare, restorante , dyqane surveniresh, parking me pagesë nëntokësor prej 100 vendesh! Duket qartë që hapësirat dedikuar privatit jane te shumta dhe te paguara nga parate tona, te qytetareve te Tiranes. Mbasi ti paguajme per ti ndertuar edhe shume shtrenjte biles, pastaj do i paguajme prap se do i kemi me pagese si parkingun, si objektet e tjera me natyre tregtare.

Por vec kesaj a eshte paracaktuar fituesi i ketij tenderi? A do i jepet Fusha shpk?
Në dokumentet standarte të tenderit ,

Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor përveç kritereve të vendosura në pikën 2 (faqe 36 ) te xhiros vjetore dhe piken 2.3 (faqe 37) të punëve të ngjashme që duhet të plotësojnë kompanitë për realizimin e vepres, ka vendosur dhe kritere të tjera të dyshimta të cilat do të sjellin një fitues të paracaktuar!
Konkretisht në shtojcen e “Kritereve të vecanta të kualifikimit” në piken 4 (faqe 39) është kërkuar që kompanitë konkuruese duhet të kenë në gjëndje gjatë 12 muajve të fundit një staf aktiv prej 190 personash në punë!

Pra ky është një kriter i mbivendosur në kundërshtim me ligjin per “Prokurimin Publik” dhe nenin 26 të VKM nr.914 ,datë 29.12.2014.

Por ky është një kriter që e ploteson Fusha sh.p.k, si në rastin e ndërtimit të“Bulevardit Zogu I” që me këtë kriter të mbivendosur në kundërshtim me ligjin u skualifikuan operatoret e tjerë dhe fitues doli Fusha shpk . A po përdoret e njejta strategji nga bashkia e Veliajt?!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY