Ditën e djeshme aktori i njohur i humorit, Erion Isai ka dhënë për të gjithë lajmin e bukur. Kryebashkiaku i Ersekes, në një lidhje nga shtëpia për emisionin “E diela shqiptare” tha se do të bëhet baba për herë të dytë.
Në këtë kohë izolimi ai ka vendosur të bëjë lajmin publik dhe kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga Ardit Gjebrea, Klaudia Pepa, Rozana Radi dhe Enkel Demi, të cilët gjithashtu ishin pjesë e emisionit nga shtëpia.
Kujtojmë se në vitin 2016 Erioni u bë baba për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e tij, të cilën e pagëzoi me emrin Ajër.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/