“Kjo javë është vendimtare”, ish-ministri: Po do merremi dhe me bëmat e...

“Kjo javë është vendimtare”, ish-ministri: Po do merremi dhe me bëmat e qeverisë dhe Ramën duke ndenjur në shtëpi

147
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka shkruar diten e sotme disa sugjerime per qytetaret duke u kërkuar te qendrojne ne shtepi per te miren e tyre.

Duke besuar se kjo eshte java vendimtare nese dhe tek ne do te ndodhe apo jo skenari i Italise, Manjani ka dhe nje sugjerim se me çfarë mund të merremi nga shtëpi.

”Besoj se edhe me pak durim dhe me shumë vendosmëri do të duhet të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin duke QËNDRUAR NË SHTËPI!

Kjo javë është vendimtare! Duhet të jetë sipas çdo llogarie… Qoftë sa më e lehtë e me sa më pak barrë.

Ka shpresë. Ja, në Itali po bien rastet e reja. Prandaj edhe pak durim dhe shumë disiplinë.

Ora 05:00-13:00 nuk është ajrosje, as çmpirje, as shëtitje. Është kryerja e nevojave të pashmangshme për ushqim dhe për të hedhë plehrat.

Kaq! Asgjë më shumë!Kjo eshte domosdoshmëri!!!

Dhe po, do merreni me Ramën e me bëmat e qeverisë, duke ndenjur në shtëpi… Pse jo?”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY