Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për gazetaren e News 24, Marsela Karapanço, duket se i ka shtuar edhe më shumë ankthin kryministri Edi Rama, ndërsa nuk i ka dhënë ende një garanci për një koalicion të mundshëm PS – LSI, në zgjedhjet e vitit 2017.
Kryetari i LSI-së duke folur për zgjedhjet në Dibër dhe ato në Kolonjë, si dhe për mbarëvajtjen e koalicionit, ka bërë të ditur se janë strukturat e partisë vendimmarrëset nëse LSI-ja do dalë e vetme në zgjedhjet e 2017-ës.
“Unë i referohem asaj që kam thënë para zgjedhjeve në Dibër, se këto ishin zgjedhje lokale. Kolonja ka qenë dhe është e koalicionit. Nuk ka rëndësi emri. LSI beson se përmes koalicionit i ofrohet zgjidhja më e mirëz. Për sa i përket një koalicioni të mundshëm apo jo me PS-në në zgjedhjet e vitit 2017, ky nuk është në vendim që do e marrë kryetari i LSI-së por forumet e kësaj partie. Kjo është një çështje e parakohshme”, u shpreh Meta.
Në intervistën e tij, kreu i LSI zbulon detaje të reja nga vizita e tij e fundit në Greqi. Me zyrtarët më të lartë grekë, Meta tha se ka diskutuar për kanabisin dhe në këtë kuadër është kërkuar të forcohet lufta ndaj këtij fenomeni.
“Kjo çështje është ngritur në takime të ndryshme nga kryetari i Parlamentit edhe nga kryeministri në kuadër të luftës ndaj këtij fenomeni. Ka shqetësim edhe nga pala greke, kërkohet të forcohet më tej lufta ndaj këtij fenomeni”.
I pyetur për një fushatë në mediat e huaja kundër kanabist që vjen nga Shqipëria, kreu i Kuvendit, “Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët, është problem shqiptar por edhe ndërkombëtar. Përgjegjësia është e përbashkët”, deklaroi ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/