Conte mbyll Italinë, mundësia e fundit kundër koronavirusit

Conte mbyll Italinë, mundësia e fundit kundër koronavirusit

350
0
Shares

Kryeministri I Italisë Giuseppe Conte njoftoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele shtrëngimin e masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Me anë të një videomesazhi ai e cilësoi luftën me koronavirusin si krizën më të ashpër që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Kjo është kriza më e vështirë, që po përjeton vendi, që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këto ditë të vështira jemi përballur me lajme e imazhe që na plagosin e që do lejnë shenjë në kujtesën tonë dhe kur e gjitha kjo, dhe e urojmë të ndodh sa më shpejt, të marr fund. Vdekja e shumë qytetarëve tanë është një dhimbje që rinovohet çdo ditë. Këto vdekje nuk janë thjesht numra, por po qajmë histori familjesh që humbin të dashurit e tyre.”

Shefi i qeverisë italiane foli për masat e reja që prekin ekonominë.

“Duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat me durim, me përgjegjësi e besim. Janë masa të rrepta e kam të qartë por nuk kemi alternativë tjetër. Ne kemi vendosur të zvogëlojmë motorin e prodhimit të Italisë, por nuk do e ndalojmë atë. Masat e reja do të fillojnë të hënën në 23 Mars. Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm.”

Conte sqaroi se pas konsultimeve të kryera me grupet sindikaliste, qeveria vendosi të marr një hap të ri, të mbyllë në të gjithë territorin kombëtar çdo aktivitet prodhues që nuk është i domosdoshëm, thelbësor dhe i nevojshëm për garantimin e shërbimeve esenciale.

Conte ka publikuar një listë të detajuar të shoqërive prodhuese me aktivitetet e  nevojshmërisë publike për funksionimin e shtetit në këtë fazë të emergjencës. Ndërkohë, të gjitha supermerkatat, farmacitë dhe sistemi banker do të funksionojnë.  Conte bëri thirrje qytetarëve  që të shmangin rradhët e gjata në supermarkete dhe farmaci.

Ndërkohë, në mesin e luftës me koronavirusin, Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana lëshoi një thirrje për të bllokuar zyrat publike, studiot profesionale dhe aktivitetin e ndërtimit. Ky bllokim thuajse total ndodh në kohën kur të gjithë mjekët infermierët dhe sanitarët, që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës, po përballen 24 orë në 24 me sëmundjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY