VIDEO E FRIKSHME/ Makina me 240 km/h “ngre në ajër” të moshuarin

VIDEO E FRIKSHME/ Makina me 240 km/h “ngre në ajër” të moshuarin

77
0
Shares

“Jeta osh Qef” publikoi sot një video nga aksidenti fatal që i mori jetën një 68-vjeçari rreth një muaji më parë në aksin Rrogozhinë – Kavajë. Sot kanë reaguar vetë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë vënë në dispozicion një video me pamje edhe më të qarta të përplasjes fatale.
I afërmi i viktimës shprehet se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka qenë duke udhëtuar me shpejtësinë 240 km/h. Ai thotë se i ndjeri u shpëtoi jetën dy të rinjve 19-vjeçarë, të cilët do ishin aksidentuar në kthesën e Kavajës për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit.
Gjithashtu, raportuesi bën edhe një analizë se si ka ndodhur aksidenti duke e cilësuar fajtor drejtuesin e mjetit që po ecte me një shpejtësi shumë të madhe duke e pasur të pamundur ndalimin e makinës për të shmangur aksidentin fatal.

 

“Përshëndetje, shikojeni videon tamam të aksidentit të ndodhur më datë 19 shtator në Kavajë, ai shofer ishte me 240 km/h, deklaruar edhe nga policia. Unë jam i afërm i viktimës, jam shofer e kam nja 16 vite në kamion, e kam bredhur gjithë Evropën. E kam parë me sytë e mi vendin e ngjarjes, kam nxjerrë edhe gabimet duke parë çdo gjë. Konkluzioni im është që i ndjeri M. K. i shpëtoi jetën dy të rinjve 19-vjeçarë sepse ata do përfundonin mbas 60-7 metrash në kthesën e Kavajës. Ato ishin me 240 në orë e kur e shohin të ndjerin duke kaluar kërkojnë me frenu e makina shkon zhag.
Ai ka frenu, e ka shtyp freksionin, makina nga shpejtësia e madhe për inerci merr më shumë shpejtësi e i ka devijuar majtas ngaqë i ka frenu përpara dy gomat  e krahut  të majtë e pastaj krahu tjetër  e makina shkon gjithnjë e më shumë afër hekurave. Ndërkohë  i ndjeri që nuk kishte arritur ta dallojë,  pak të shikosh videon ai shikon, kalon një makinë e shoqëron, kalon e dyta e duke mos parë tjetrën që është shumë larg  kalon. Sipas rregullores,  me shpejtësinë  që ka qenë makina e mbërrin  vetëm për shtatë sekonda . Del që makina kur këmbësori futet të kaloj ishte pak a shumë 900 metër ose 1 km larg.
Ai që iku nuk kthehet më. Po shteti çfarë bën, përse nuk vepron?  Sa njerëz kanë humbur jetën në atë rrugë???  Edhe diçka do shtoj. Mbikalimet  që janë bërë nuk arrij t’i kaloj unë që jam i ri, jo më njerëzit e moshuar apo ato që kanë shtëpinë në anën e sipërme  të rrugës e tokat në anën tjetër.
Ju falënderoj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY