Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një intervistë për “Al Jazeera”. I pyetur nëse e mbështet bashkimin kombëtar, Rama u përgjigj se ky nuk ka qenë asnjëherë qëllim për Shqipërinë.
“Nuk ka qenë kurrë. Sepse besoj fort se ‘Shqipëria e Madhe’, ‘Serbia e Madhe’, apo çfarëdo qoftë tjetër ‘e Madhe’ është ajo që e shkuara na ka lënë”, shprehet Rama.
Kurse i pyetur pse është kaq shumë e rëndësishme për Kryeministrin e Shqipërisë që Serbia të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovë, Rama u përgjigj…, “Është shumë e rëndësishme për njerëzit, për shqiptarët dhe serbët, si dhe për shqiptarët e Kosovës.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/