Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka reaguar në “Facebook” në lidhje debatin e hapur nga Ilir Meta, për listat e hapura. Ai i ka drejtuar disa pyetje LSI-së për sistemin e listave të hapura.
Arben Ristani shprehet se përballë debatit lista të hapura, më mirë ti kthehemi sistemit zgjedhor mazhoritar. Sistemi duhet të jetë sa më i thjeshtë për votuesit dhe ka shtruar pyetjen se si realizohet votimi me lista të hapura, sqaron Ristani.
Reagimi i deputetit të PD Arben Ristani
Ka nje dikutim keto dite rreth votimit me “liste te hapur”, apo jo.
Se pari votimi me liste te hapur apo te mbyllur eshte variant i sistemit proporcional.
Se dyti nese perkrahesit e votimit me “liste te hapur” kane parasysh nevojen popullore per te shprehur direkt vullnetin per deputetin e deshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit te kryetareve te partive, athere pse te mos kthehemi tek sistemi mazhoritar?
Se treti eshte domosdoshmeri qe votimi te jete nje proces sa me i thjeshte per votuesin, dhe ketu kam nje pyetje per ata qe perkrahin sistemin proporcional me liste te hapur. A e dine dhe e kane parasysh se si teknikisht, realizohet ky lloj votimi?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/