Dy studime krahasojnë vdekshmërinë italiane (më të larta se në pjesën tjetër të botës) me ndërveprimet shoqërore në vend midis gjyshërve dhe nipërve por dhe prindërve të moshuar dhe fëmijëve
Shkallët e vdekshmërisë midis Italisë, Koresë së Jugut dhe vendeve të tjera shpjegohet pjesërisht nga jetëgjatësia e të moshuarve tanë, por gjithashtu, sipas disa studimeve, nga ndërveprimet më të mëdha sociale midis brezave, veçanërisht midis gjyshërve dhe nipërve.
Në Itali, të moshuarit shpesh kujdesen për nipërit dhe në përgjithësi kanë kontakte të shpeshta me fëmijët dhe familjet e tyre. Ky nuk është rasti tipik në shumë vende të tjera të botës. Disa studiues janë përpjekur t’i përputhin këto faktorë me të dhënat e epidemisë së fundit të koronavirusit. Disa ditë më parë u publikua një studim paraprak nga Jennifer Beam Dowd, epidemiolog dhe demograf i Universitetit të Oksfordit, i cili shqyrton çështjen italiane.
Të dhënat statistikore
“Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane – thuhet në dokument – ndërveprimi i të rinjve dhe të moshuarve në Itali karakterizon më shumë se gjysmën e popullsisë në rajonet veriore. Këto ndërveprime ndër brezore, bashkëjetesa dhe modelet e udhëtimit mund të kenë përshpejtuar epideminë në Itali. Mosha të ndryshme, së bashku me diagnozën e hershme dhe menaxhimin e urgjencës, ndoshta shpjegojnë edhe numrin e ulët të viktimave në Korenë e Jugut dhe Singapor në krahasim me Italinë “.
Përqindja e personave të moshës 30-49 vjeç që jetojnë me prindërit e tyre në secilin vend (burimi Moritz Kuhn)
Prindërit që jetojnë me fëmijët e tyre
Dy profesorë të ekonomisë nga Universiteti i Bonit, Christian Bayer dhe Moritz Kuhn, arritën në të njëjtin përfundim në lidhje me marrëdhëniet familjare. Hipoteza e tyre është se ndryshimet në bashkëveprimet shoqërore luajnë një rol kryesor në përhapjen e epidemisë.
Ata shkruajnë: “Supozoni se në një vend A pothuajse të gjitha bashkëveprimet zhvillohen brenda një grupi të vetëm njerëzish: domethënë, njerëzit në moshë pune e gjejnë veten mes vete dhe të moshuarit bëjnë të njëjtën gjë me moshatarët. Në vendin B, bashkëveprimi zhvillohet midis brezave: të rinj dhe të moshuar jetojnë së bashku dhe bashkëveprojnë, për shembull, me kujdesin e nipërve ose fëmijëve që akoma jetojnë me prindërit e tyre, pasi ata nuk mund të përballojnë të jetojnë vetëm “. Të dy studiuesit, në analizën e datës 13 Mars, morën të dhënat e Anketës së Vlerës së Botës dhe llogaritën përqindjen e njerëzve midis 30-49 vjeç, të cilët jetojnë me prindërit e tyre për secilin vend (shiko grafikun më lart, shënimin e redaktorit).
Vendet me ndërveprime të shumta prindër-fëmijë dhe shkalla e vdekshmërisë COVID-19 (burimi Moritz Kuhn)
Kalimi i të dhënave
Këto të dhëna tregojnë se jetesa e përbashkët prindër fëmijë në moshë të rritur është në masën 5% në Francë, Zvicër dhe Hollandë, ndërsa në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut dhe Itali kjo është mbi 20%.
Studiuesit sqarojnë se efekti i bashkëveprimit midis brezave me siguri do të zhduket me kalimin e kohës pasi virusi përhapet në të gjithë popullsinë, por ata paralajmërojnë vendet ku ka kontakte të shpeshta midis fëmijëve-gjyshërve-nipërve dhe mbesave për të marrë masa të përshtatshme. (Përgaditi: M. Demirxhiu, nga Corriere,it) /DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/