FOTO/Kush po qëndron në kavalishencën e kthyer në karantinë, vizita e parë...

FOTO/Kush po qëndron në kavalishencën e kthyer në karantinë, vizita e parë nga Meta

149
0
Shares

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetesore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, – u shpreh Presidenti Meta.

Aksesi i ketyre ambjenteve, sot u konfirmua zyrtarisht dhe nga ISHP, sipas të cilit personat që ndodhen në karantinë nuk janë të prekur nga COVID 19, por që deri më tani kanë rezultuar negativ në teste.

“Në karantinën shtetërore futëm personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar me rastin pozotiv me COVID 19. Aktualisht personat që janë në karantinë nuk janë të konfirmuar me COVID, por po ndiqen mbështetur në protokollin e ndjekjes që janë Brenda kësaj strukture.” tha Tomini.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY