“Orari i ri qëndron gjithë javën”, Rama ashpërson masat: Do hedhim ujë...

“Orari i ri qëndron gjithë javën”, Rama ashpërson masat: Do hedhim ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve

2039
0
Shares

Pas orës 13:00 Shqipëria do të jetë një shtëpi e mbyllur për të gjithë javën. Kryeministri Edi Rama deklaron se kush do ta shkelë do të përballet me forcën e ligjit do të futet në listën e zezë dhe do u mohohet cdo lloj ndihme që përfitohet në kohën e luftës.

Orari I ri do të qëndrojë gjatë gjithë javës.

Qëndrimi në vend ulur apo me të tjerë, dhe natyrisht ecja me të tjerë nëpër lagje apo rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizje nuk do të tolerohet më paqësisht. Nuk do të mjaftohet më me gjoba, këshilla e sensibilizim, policia ushtria do të mbikqyrin cdo lagje në Tiranë e Durrës ku kemi zonën më të kuqe, dhe patjetër cdo zonë urbane të këtij vendi, duke fotografuar dhe future në listën e zezë të tradhëtarëve cdo individ që merr diell luan domino apo bën gallatë. Këta individë do e paguajnë shtrenjtë” tha Rama.

Kryeministri theksoi dhe perdorimin  e gazit lotesjelles dhe ujit nese qytetaret nuk respektojne rregullat e tij.

Ushtria dhe policia do përdorin forcën, ujin e deri te gazi lotsjellës, nëse është nevoja, duke parë se si një tufë të papërgjegjshmish hapërdahen lart e poshtë pa pikën e turpit. Kush se ka marrë vesh akoma se kjo është një luftë botërore, ku kemi fatkeqësinë të përballemi me një armik të tmerrshëm, do duhet ta marrë vesh me pahir. Kush më shkruan për fukarenjtë se nuk rrinë dot brenda se nuk kanë bukë, të mos bëjnë sikur shqetësohen për fukarenjtë, por ta mbledhë mendjen top, se sot nuk kërcënohemi për shkak të urisë, por për shkak të marrëzisë. Fukarenjtë nuk kanë iphone dhe nuk kanë dëngla për të shitur në rrjetet sociale”,– u shpreh Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY