“Nuk kemi kapacitete që të përballojmë flukse rastesh”, thirrja e Bardhit: Eshtë...

“Nuk kemi kapacitete që të përballojmë flukse rastesh”, thirrja e Bardhit: Eshtë jetike të rrimë në shtëpi

100
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ia ka bërë një thirrje qytetarëve shqiptare që të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të përhapin koronavirusin.

Duke folur dhe si mjek, Spahia pohon se është me rëndësi respektimi i karantinës, pasi sipas tij, vendi yne fatkeqesisht nuk ka kapacitetin per te perballuar fluksin me raste te koronavirusit.

POSTIMI I BARDHIT

RRI NE SHTEPI, MOS U BEJ SHKAK PER PERHAPJEN E COVID-19!

Si mjek e si qytetar do doja të nënvizoja se sa i rëndësishëm është respektimi i karantinimit për shkak të COVID-19. E shoh me shqetësim të pasqyruar në media e rrjete sociale se si ka qytetarë që e shpërfillin kujdesin në këtë situatë. Mirëkuptoj vështirësitë për të hequr dorë nga jeta sociale, por duhet kuptuar se kjo sakrificë, garanton shëndetin e gjithsecilit e madje edhe jetën! Eshtë pra JETIKE TË RRIMË NË SHTËPI E TË SHMANGIM KONTAKTET SOCIALE.

Ky virus i ri po sfidon edhe vendet me kapacitete shumë më të mëdha se tonat. C’ka mund të bëjmë secili për të ndihmuar veten së pari është respektimi i rregullave të izolimit ne shtepi dhe distancimit social. Eshtë arma më e mirë që kemi kundër Koronavirusit! Pra e kemi vetë në dorë, nëse do e përdorim këtë armë kundër këtij virusi apo kundër vetes sonë. Eshtë e pafalshme që ky rrezik të mos kuptohet drejt, e oraret e lëna në dispozicion për kryerjen e veprimeve të nevojshme, të shfrytëzohen papërgjegjshmërisht për socializim apo akoma më keq, të injorohet karantina! SECILI

DUKE SHKELUR RREGULLAT E KARANTINIMIT, MUND TË BËHET BARTËS I VIRUSIT E TA COJË ATË NË SHTËPI TË VET SË PARI, TEK NJERËZIT MË TË DASHUR, PËRFSHI MË TË MOSHUARIT! Mendoni pasojat e një veprimi të tillë: ato do prekin familjarët tuaj, por edhe do rrisin fluksin e të infektuarve, duke i sprovuar kapacitetet tona shëndetësore, që mbeten modeste. Një nga 7 vendet më të industrializuara të botës si Italia, po përjeton vështirësi që kushtojnë jetë njerëzish cdo ditë, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit! Ne NUK KEMI KAPACITETE që të përballojmë flukse rastesh! Prandaj le të bëjmë atë që mundemi vetë, secili: të respektojmë rregullat, për të shpëtuar jetë! #RriNëShtëpi për të mirën e të gjithëve! Me durim dhe duke rrespektuar rregullat e higjienës e izolimit, do ia dalim ta kapërcejmë më lehtë këtë situatë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY