Shifrat e para zyrtare nga ministria, përqindja e të prekurëve nga COVID-19...

Shifrat e para zyrtare nga ministria, përqindja e të prekurëve nga COVID-19 në Shqipëri

210
0
Shares

“59 % e personave të prekur në vendin tonë nga COVID-19 janë meshkuj”.

Këto jane informacionet zyrtare qe deklaroi Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Teksa deklaroi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 76 persona, Tomini theksoi se rreth 41% e të prekurve janë femra.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY