Urdhëri i ri nga policia: Kush lejohet të lëvizë nga sot, pezullohen...

Urdhëri i ri nga policia: Kush lejohet të lëvizë nga sot, pezullohen autorizimet për qarkullimin

259
0
Shares

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim të ri të shtunën paradite, 21 mars:

“Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull:

– mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet;
– Policia e Shtetit;
– Forcat e Armatosura;
– SHPSF-të;
– Policia e Burgjeve;
– Njësitë kritike të shërbimeve shtetërore;
– Kompanitë mediatike;
– Personat e përfshirë në listat e bashkive për shërbime;
– Shërbimet në banesë (delivery)

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit pezullohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY