Basha thirrje qytetareve: Qendroni ne shtepi. Kritikat per planin e Rames

Basha thirrje qytetareve: Qendroni ne shtepi. Kritikat per planin e Rames

287
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” ditën e sotme. Ai ka folur mbi paketën ekonomike të PD.

“T’i bëj një thirrje edhe si qytetar dhe si kreu i PD, që të vazhdojmë të zbatojmë masat rigoroze të distancimit social. Jam shumë i shqetësuar nga dendësia e njerëzve në Tiranë nëpër rrugë. Nuk duhet të kemi asnjë dilemë, e keqja nuk ka kaluar dhe mund të ndalet vetëm nëse japim kontributin tonë. Është momenti t’i zbatojmë këto rregulla”, ka qenë apeli i Bashës për njerëzit.

“Ka nevojë për masa mbështetëse, nuk mund t’i thuash dikujt që rri në shtëpi, mos dil, mos puno, të mos marri masat jetike. Jemi plotësisht dakord me masat shtrënguese. Por nga ana tjetër, sakrifica që u kërkohet qytetarëve duhet të gjejë dhe mbështetje nga ana e buxhetit të shtetit. Masat e propozuara dje, që prisja t’i shihja sot në një akt qeveritar që akoma s’ka dalë, këtu ftesa ime është transparencë maksimale dhe për këtë plan. Ky plan nuk është i detajuar, informacioni është i mangët.

Bizneset nuk e kanë idenë 65 milionë dollarë që janë parashikuar. Kemi kërkuar shtyrjen e deklarimit të detyrimeve. Çfarë deklarimesh do paguash kur ke mbyllur biznesin, pse nuk mund të shtyhet 2 javë që t’i japësh frymëmarrje biznesit. Në paketën që ka propozuar kryeministri nuk e dimë se çfarë propozohet për biznesin, për pensionistët, për mjekësinë.

Call center dhe fasonët janë bomba me sahatë, nuk garantojnë dot siguri, të mbyllen. Mbyllja e tyre vjen sipas ligjeve shqiptare, duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare sepse qartëson detyrimet e shtetit dhe të qytetarëve. Dy vërejtje kam tek plani i Ramës, e para është paqartësia e planit, e dyta është pamjaftueshmëria. Thirrja ime sot është të kem transparencë, të kemi detajim. Duhet të jetë e qartë ç’do presin qytetarët, të papunët, ata që nuk shkojnë dot në punë. E dyta, nuk ka mjaftueshëm fonde në planin që ka shpalosur dje kryeministri. Dje shteti pagoi për 48 orë 22 milionë euro për 4 kontrata me kompanitë, burimet janë se janë pagesat e thesarit të shtetit.

Ka para, nuk po them që kemi mundësitë e Italisë, të Francës, por kemi mundësi të financojmë prioritetin kryesor, mjekët janë në ditën e tyre më të vështirë, nuk kanë pajisje mbrojtëse e mjekësore. Nuk kanë pajisje testuese. Nuk mund të paguash 22 milionë euro në një ditë dhe 25 milionë euro t’i dërgosh tek shëndetësia. Këto para duhet të ishin në ndihmë të familjeve”, ka thënë Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY