Qeveria Kurti heq taksën ndaj Serbisë për lëndët e para

Qeveria Kurti heq taksën ndaj Serbisë për lëndët e para

116
0
Shares

Qeveria e Kosovës mori sot një vendim për heqjen e pjesshme të taskës 100% ndaj Serbisë, duke suspenduar atë vetëm për lëndët e para.

Votimi i qeverisë u bë në mënyrë elektronike pasi mbledhja ishte online ndërkohë që ministrat e LDK nuk kanë marrë pjesë në votim ndërsa të komunitetit serb kanë abstenuar.

Qeveria Kurti ka hequr tarifën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, duke shfrytëzuar votën e Xhelal Sveçlës.

Në një nga pika te vendimit të Qeverisë thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.

LDK ka kërkuar heqjen e plotë ndërkohë që vijon presioni i administratës amerikane për heqjen e kësja takse në mënyrë të plotë.

Qeveria e Kosovës aktualisht është në krizë të plotë për shkak të shkarkimit të ngutur të ministrit të Brendshëm që i përket LDK-së nga ana e Kryeministrit Kurti.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY