PËR HERË TË PARË/ BE pezullon pezullon rregullat strikte për deficitet publike

PËR HERË TË PARË/ BE pezullon pezullon rregullat strikte për deficitet publike

234
0
Shares

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen lajmëroi sot pezullimin e rregullave strikte të vendeve anëtare të BE-së në lidhje me deificitin publik.

Ajo tha se BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike, për të lejuar qeveritë të hapin pompat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

Von Der Leyen:

“Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur Europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale.

Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të pompojnë sa më shumë para për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

37 bilion euro do të jenë të gatshme për të mbështetur sektorin e shëndetësisë dhe të mbajë njerëzit të punësuar dhe do të bëjmë më shumë për t’u mbështetur ju dhe familjet tuaja për të kaluar këtë krizë”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY