“A e mbajnë rrobat virusin dhe a duhet t’i lajmë sapo të...

“A e mbajnë rrobat virusin dhe a duhet t’i lajmë sapo të hyjmë në shtëpi”, Përgjigja e virologut

1645
0
Shares

Të gjithë kemi pikepyetje lidhur me koronavirusin, sesi ai merret, perhapet dhe se çfarë e ndalon tamam perhapjen e tij. Mjeket dhe studiuesit jane ende duke u marre me pandemine, dhe shume prej udhezimeve te tyre qytetaret i kane zbatuar.

Një nga shqetësimet e të gjithë qytetarëve është sa zgjatë virusi në sipërfaqe të ndryshme. Virologu italian, Massimo Galli, sqaroi në një intervistë për “Mediaset” se veshjet ende nuk është provuar se mund ta transmetojnë virusin

Barbara D’Urso: A e mbajnë rrobat virusin? A duhet t’i lajmë rrobat sapo të hyjmë në shtëpi?

Massimo Galli: Duam ta dimë me qartësi, por nuk mund ta themi me siguri, se nuk është e provuar ende që veshjet mund ta mbajnë dhe ta transmetojnë virusin. Por duhet të jemi të kujdesshëm me higjienën personale. Të ndryshojmë shpesh veshjet. Mund të jetë një element, por unë nuk i kam vendosur ndonjëherë veshjet në ‘karantinë’ sapo hyjë në shtëpi dhe as nuk kam ndërmend ta bëj.

Barbara D’Urso: Nëse dikush i infektuar teshtinë në tavolinën e punës, pas pesë orësh a ka mundësi ta transmetojë, pasi unë ta prek e më pas prek sytë/ hundën?

Massimo Galli: Është e vështirë që mund të transmetohet në këtë mënyrë nëse sekrecioni është tharë. Disa minuta deri në 1 orë mendohet se është aktiv dhe ka mundësi të transmetohet virusi me objekte ku jo vetëm kanë pasur kontakte të infektuarit, por kanë lëshuar sekrecione.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY