“Çfarë turpi”,Fuga i revoltuar: Do të na mbajë me bukë turku? Kështu...

“Çfarë turpi”,Fuga i revoltuar: Do të na mbajë me bukë turku? Kështu është kur kthen fushat në beton

280
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar kryeministrin Rama për deklaratën që bëri mbremjen e kaluar se nëse Shqipëria në situatën e koronavirusit do të kishte probleme ekonomike ka diçka të garantuar nga Turqia.

Fuga shprehet se shqiptari kurrë nuk ka lypur rrugëve, dhe se të na mbajë me bukë turku është turp, gabim dhe fyerje.

Madje profesori kritikon direkt Ramës se kur u tall me bujqësinë dhe mblodhi shqiptarët në beton, ky është kundërshtimi, betoni nuk mbillet thotë ai.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Cfarë ?Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do të kemi zi buke?Kështu tha zoti kryeministër?

Do të na mbajë me bukë turku? Cfarë turpi, gabimi, fyerjeje dhe poshtërimi? Cfarë iluzioni!Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.

Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!Urgjent!

Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!

Do të ngordhim për bukë!Për një çap bukë!Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,

Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!Me bukën e “turkut”, sado dashamirës që është, vështirë se do bëjmë duvanë e “kaurrit” !

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY