VENECIA/”Në kohë pandemie gjejnë kohë të merren me politikë”, reagon me vrull...

VENECIA/”Në kohë pandemie gjejnë kohë të merren me politikë”, reagon me vrull Presidenca: Burimi i “Strasburgut” është Balla

202
0
Shares

Pas lajmit për shtyrjen e publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias, ka reaguar edhe Presidenca. Presidenca shprehet se: Fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.

Zëdhënësi i presidentit Meta ka reaguar lidhur me keto lajme te shperndara në disa media se Venecia po rishikon raportin paraprak të 6 Marsit, ku deklarohej se nuk kishte indicie për shkarkimin e kreut të shtetit nga ana e mazhorancës.

Tedi Blushi në një reagim të tij shprehet se i vetmi “burim nga Strasburgu” për këto lajme është Taulant Balla. Blushi shprehet më tej se presidenti Meta është i fokusuar totalisht te situata e shkaktuar në vend, si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Postimi i Blushit:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.

Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.

Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY