Arsyeja e zhdukjes së Era Istrefit, flet këngëtarja: Pata disa probleme ligjore...

Arsyeja e zhdukjes së Era Istrefit, flet këngëtarja: Pata disa probleme ligjore të mërzitshme

190
0
Shares

Era Istrefi, shqiptarja me e klikuar dhe e degjuar ne bote, u zhduk per disa muaj, pa u bere aktive as me koncerte, por as ne rrjetet sociale. Për herë të parë, ajo vendosi të sqaronte se çfarë ndodhi me të gjatë periudhës së zhdukjes dhe pse nuk ka publikuar këngë të re.

Era u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur disa probleme ligjore ndërsa u shpreh se ka punuar me projekte të reja që kanë mbetur pezull për shkak të koronavirusit.

Duke u uruar fansave shëndet në këto kohë të vështira, këngëtarja tha se e rëndësishme tani është që të jemi gjallë e të marrim frymë.

“Ju uroj shëndet sepse situata është serioze. Arsyeja pse nuk ka këngë janë disa çështje juridike që janë të mërzitshme për t’ju shpjeguar. Këtë kohë desha ta kompensoja me punë por për shkak të virusit po vohohen. Kjo është situata ime dhe e njerëzve nëpër botë. E rëndësishme është me qenë gjallë, me marr frymë. Ju falenderoj për mbështetjen,”– u shpreh Era.

/DRONI/a/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY