LAJMI I FUNDIT/ Nje paciente me koronavirus niset me urgjence ne Spitalin...

LAJMI I FUNDIT/ Nje paciente me koronavirus niset me urgjence ne Spitalin Infektiv

277
0
Shares

Nje paciente me Covid 19, ne linjen epidemiologjike te Fierit eshte ne gjendje jo te mire.

Ajo eshte 85 vjeçe, dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.
Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY