TABELA & GRAFIKË/ Alarmi i emigracionit, 80 % e azilkërkuesve shqiptarë janë...

TABELA & GRAFIKË/ Alarmi i emigracionit, 80 % e azilkërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

565
0
Shares

Rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar…
Shqipëria ndodhet përballë një emergjence ku të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke sinjalizuar një situatë alarmi në të ardhmen e afërt për forcën e punës, shtesën natyrore të popullsisë dhe të ardhurat për arkën e pensioneve.
Sipas Pew Research Center, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE me 2015, shihet një tendencë e lartë e të rinjve për të emigruar. Qendra kërkimore tregon se 80% e azilkërkuesve shqiptare ishin nën 35 vjeç.
Sipas të dhënave 31 për qind e azilkërkuesve shqiptare më 2015 ishin femra të moshës 0-34 vjeç, ndërsa 49 % ishim meshkuj të kësaj grup moshe. Shifra tregojnë për një emigracion në masë të familjeve të reja.
Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-17 vjeç zinte 34% të totalit të azilkërkuesve. Në vlerë absolute rezulton se rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç) kanë kërkuar azil në Europë gjatë vitit të kaluar.
Studimi tregon se nga vendet aziatike emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm, ndërsa nga vendet në zhvillim të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria emigrojnë përgjithësisht familjet.
kerkesat-per-azil-sipas-grup-moshaveTë dhënat sugjerojnë se azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.
Përqindja e të miturve të pashoqëruar në mesin e të gjithë azilkërkuesve në Evropë arriti afërsisht 7% të të gjithë azilkërkuesve më 2015.
Në projeksionet afatgjata të popullsisë shqiptare, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030. Mirëpo ky fenomen u përkeqësua në vitin e fundit, duke kaluar edhe parashikimet më pesimiste.
Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në rreth 67 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. (Raporti: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa)
Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 67 mijë.
Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri. /Monitor/

tabela-e-azilkerkuesve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY