Cmimi i një tamponi për të bërë testin e një koronavirusi nuk është i lirë. Kosto e tij është e madhe por ndërkohë lehtësisht e përballueshme nga buxheti publik.
Dritan Ulqinaku, specialist pranë ISHP-së i ftuar në Fax Neës, në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, u pyet nga drejtuesi i emisionit, Rezear Xhaxhiu për çmimet e testeve dhe tamponëve, pse janë të kufizuar si dhe për personat që shërohen nga ky virus nëse kanë shanse të infektojnë të tjerët pas kësaj.
Pse testet janë të kufizuara
Ulqinaku: Kushtojnë, për mendimin tim ka një shpërdorim pa kuptim sepse edhe testet janë gënjeshtarë, nuk është e thënë që të provojë menjëherë nëse e ke marrë virusin. Nuk provohet që ditën e parë që e ke marrë, virusi duhet shumuar që të provohet. Pothuajse po fillojmë që të flasim me shifra shqiptare, pasi të gjitha janë të mbajtura shënim, me rastet e dyshura, ato të konfirmuara dhe rastet që shërohen.
Sa kushton një tampon?
Ulqinaku: Nuk e di me saktësi por mendoj se shkon 150 deri në 200 euro. Në momentin që pacienti del pozitiv ndiqet ecuria e klinikës.
Një i shëruar total a mund të përcjellë infektimin?
Ulqinaku: Jo, ai mund të riinfektohet sërish, por nuk e përcjellë virusin tek të tjerët nëse është shëruar, edhe nëse riinfektohet ka një shpjegim pasi nuk është aq e lehtë si në rastet e tjera.
Me ngrohjen e kohës kemi ndonjë shpresë?
Ulqinaku: Shifrat e fundit në Europë nuk na jep ndonjë gjë që mund ta parashikojmë, momentalisht është e paparashikueshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/