E parashikoi pandeminë, Bill Gates tregon sa do zgjasë dhe si mund...

E parashikoi pandeminë, Bill Gates tregon sa do zgjasë dhe si mund ta kalojmë këtë situatë

359
0
Shares

Bill Gates e kishte parashikuar se bota rrezikohet nga një pandemi. Tani ai tregon se si mund të fitohet lufta ndaj pandemisë Covid-19, betejë që mund të zgjasë deri në 10 javë, nëse procesi i kurimit ecën mirë dhe punohet ashtu sikurse duhet.

Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje të gjithë individëve që të qëndrojnë sa më shumë të izoluar të jetë e mundur, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon për t’ju kthyer sa më shpejt jetës normale.

“Nëse një vend bën një punë të mirë me testimin dhe marrjen e masave për kurimin, atëherë brenda 6-10 javësh do të vëmë re dita ditës një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve”, tha miliarderi.

“Unë shqetësohem për të gjithë dëmin ekonomik që do të shkaktojë ky virus, sidomos në vendet në zhvillim të cilët nuk mund ta kryejnë si duhet distancimin shoqëror, ashtu sikurse mund ta bëjnë vendet e zhvilluara, duke marrë parasysh këtu dhe problemin lidhur me aftësinë spitalore e të cilëve është shumë më e ulët.” “Duhet të qëndrojmë të qetë edhe pse kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, këshilloi Gates.

Përsa i përket shqetësimeve lidhur me vaksinat, Gates ka deklaruar se vaksinat e para mund të dojë rreth 18 muaj për t’u prodhuar dhe do të testohet fillimisht tek punonjësit e kujdesit shëndetësor ose tek ata persona që janë në gjendje kritike.

“Edhe pse po punohet intensivisht, ende nuk mund të themi një datë fikse se kur do të kemi një vaksinë funksionale lidhur me këtë virus”, deklaroi Bill Gates.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY