VENDIM/Propozimet e Bashkisë Shkodër: Të hiqen taksat vendore për 3 muaj

VENDIM/Propozimet e Bashkisë Shkodër: Të hiqen taksat vendore për 3 muaj

77
0
Shares

Bashkia e Shkodrës ka propozuar përjashtimin nga taksa e pronës dhe taksat vendore për një periudhë 3 mujore individët, familjet, personat fizik dhe juridik, ambulantë, OJF dhe Institucione publik.

Po ashtu ka propozuar që këto kategori të përjashtohen edhe nga kamatëvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave.

Keto propozime i ka publikuar kryetari i PD, LUlzim Basha, i cili mbeshtet keto propozime dhe ben thirrje dhe njehere per tu aplikuar disa prej tyre.

POSTIMI 

Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.

Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit.

Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

P Vendim.pdf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY