Ndërron jetë një tjetër mjek italian, ditëve të fundit po punonte pa...

Ndërron jetë një tjetër mjek italian, ditëve të fundit po punonte pa doreza

115
0
Shares

Ndërron jetë edhe një tjetër mjek italian që kishte dalë pozitiv në testet për koronavirusin. 57-vjeçari punonte në një spital në qytetin e Codogno.

Marcello Natali u transferua në Milano ku u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë. Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej për COVID-19, ai i tha Euronews se duhej të punonte pa doreza:

“Ato kanë mbaruar”, tha ai duke shtuar: “Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus: si doktorë të epokës pas antibiotikut, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”.

Ai gjithashtu tha që në Codogno dhe një qytet të afërt, Casale, 14 nga 35 mjekë ishin në karantinë ose ishin shtruar në spital që nga 28 shkurti.

Vdekja e Marcello Natalit u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm, i cili tha se vuante dhe vetë nga pneumonia e dyfishtë për shkak të koronavirusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY