Rama e sulmoi sërish/Reagon Basha: Sa keq për çdo shqiptar, kryeministri mburojë...

Rama e sulmoi sërish/Reagon Basha: Sa keq për çdo shqiptar, kryeministri mburojë e vjedhjeve dhe tenderave të luksit

91
0
Shares

Vazhdojnë replikat në distancë mes kryetarit te opozites, Lulzim Bashës dhe kryeminsitrit Edi Rama, i cili perserit kokefortesine e tij, per te mos i pranuar keshillat dhe propozimet e Lulzim Bashes dhe opozites.

Pasi PD njoftoi se do te publikonte me fakte, shifrat nga koncesionet e dhena nga qeveria, Rama e sulmoi duke pretenduar se eshte ende ne gjume.

Me nje shenim ne Twitter, e pa e kursyer ironine, Rama shkruante se “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës!”

Basha ka nje pergjigje tjeter ndaj kryeministrit, duke reaguar ne rrjetet sociale.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”,-shkruan Basha.

Sot, PD zbuloi se në 2 javë qeveria ka dhënë 52 mln euro pagesa dhe tendera për klientë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY