Ministri i LSI pranon “fenomenin kanabis”, ja çfarë propozon ai për luftën...

Ministri i LSI pranon “fenomenin kanabis”, ja çfarë propozon ai për luftën antitrafik!

65
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani njeh dhe pranon fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Ai ka dhënë edhe një tjetër alternativë për t’i dhënë fund luftës kundër lëndëve narkotike. Ministri i LSI-së ka propozuar që përveç punonjësve të Policisë së Shtetit në operacionet antikanabis të nxirret edhe ushtria.
Sipas tij, gjendja është emergjente.
“Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaj natyre”, u shpreh Manjani.
Manjani e krahasoi fenomenin me piramidat famëkeqe të viteve të mbrapshta 96-97.
“Ky nuk është një biznes që siguron mirëqenie, por siguron varfëri dhe shton krimin, kriminalizon shoqërinë. Është e ngjashme me efektet e piramidave financiare. Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim proporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

saimir rahiri - ylli manjani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY