Qeveria e Kosoves ne prag te rrezimit, LDK kerkon mocion mosbesimi per...

Qeveria e Kosoves ne prag te rrezimit, LDK kerkon mocion mosbesimi per Kurtin

92
0
Shares

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se nuk ka përgjigje për mocionin e mosbesimit te inicuar nga partneri ne koalicion LDK pas shkarkimit te mijistri te Brendshem qe i perket LDK.

“E kam thënë, e them edhe sot se LDK-në e kemi partner. Ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Por nuk besoj që LDK-ja do të duhej të identifikohet me deklaratën e mbrëmshme të Veliut. Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë. Mendoj që LDK-ja nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit qeverisës, e kemi thënë qartë: duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst dhe programin qeverisës”, tha Kurti, duke shtuar se “duhet të presim se çka do të bëjnë, çka do shkruajnë e çka do të veprojnë, e mandej do të përgjigjemi”.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të iniciojë mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti pas vendimit qe është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mërkurën mbrëma, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

“Ne patëm mbledhjen e Kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë, të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve të marrëdhënieve me SHBA-në si rezultat i mos heqjes së tarifës, mbi bazën e kërkesës së pareshtur të tyre dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin e Veliut. Dëshiroj t’iu them se më 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin, së bashku me kryeparlamentaren Osmani dhe zëvendëskryeministrin Hotin dhe kam kërkuar nga ai që të heqë tarifën pa kushte ashtu siç e kërkon SHBA-ja sepse rrezikimi i marrëdhënieve me ta nuk është në favor tonin dhe se Kosova nuk mund të humbë aleatin kryesor për shkak të një tarife që nuk e ka vënë as Vetëvendosje as LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se Kurtit ia kanë dhënë arsyet e LDK-së, por s’kanë marrë përgjigje pozitive.

“Nuk kam marrë ndonjë përgjigje pozitive, meqenëse më 15 të këtij muaji ka kapërcyer afati që z. Kurti të veprojë në mënyrë të pjesshme qysh ka premtuar, me të cilën nuk jemi pajtuar. Të hënën i kam shkruar Kurtit që deri në fund të kësaj jave të heqë tarifën sepse po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, dhe kjo po shihet edhe përmes ngrirjes së fondeve të MCC-së”, ka thënë Mustafa cituar nga Koha.net, sipas të cilit shqetësuese janë edhe deklarimet e senatorëve rreth kësaj çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY