Ish deputeti pyet: Pse qeveria nuk perdor Air Albania te sjelle shqiptaret...

Ish deputeti pyet: Pse qeveria nuk perdor Air Albania te sjelle shqiptaret e mbetur, ja shembulli!

167
0
Shares

Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e ngecur në Europë? Kjo eshte pyetja qe ben ish deputeti i PD, Genc Pollo. Ja cfare shkruan ai ne faqen e tij ne rrjetet sociale.

Postimi i Pollos:

Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.
Çdo shtet po tenton t’i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar Austrian Airlines që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik.

A nuk mundet qeveria shqiptare të angazhojë Air Albania-n për fluturime të tilla nga aeroportet ku kemi qindra shqiptarë që presin? E ka më të kollajtë
pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit).
A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?

Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e ngecur në Europë? Kriza e koronavirusit,…

Publiée par Genc Pollo sur Mercredi 18 mars 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY